Tifozi kosovar del në aeroport për të bërë foto me Ibrahimovicin, por i ndodh ajo që s’e priste

Kombëtarja e Suedisë ka ateruar para disa minutave në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Në ekipin e Suedisë që kanë zbarkuar në Prishtinë është edhe legjenda Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i Milanit ka mijëra fansa në Kosovë, pasi ai njihet si njëri nga futbollistët më të mëdhenjë botëror.

E një tifoz i Milanit kishte dal në aeroport për ta pritur Ibrahimovicin dhe që ta bëjë një foto.

Por plani i tij fatkeqësisht nuk ka shkuaq si duhet, pasi ai është penguar nga një anëtar i stafit të Suedisë që t’i afrohet Zlatanit.

Gjithsesi tifozi ‘Rossoner’ u desh të kënaqet vetëm që e pa nga afër gjigantin suedez.