Tifozi i Mallorcas zbulon një pankartë interesante të Vedat Muriqit para finales me Bilbaon

Tifozë të shumtë janë mbledhur në qytetin e Sevillas dhe mezi po e presin ndeshjen finale mes Mallorcas dhe Athletic Bilbaos në Copa del Rey.

Klubi i Mallorcas ka publikuar një video të tifozëve të cilët po këndojnë dhe kërcejnë nëpër rrugët e qytetit të Sevillas në Spanjë.

Aty vërehet një tifoz që mban një pankartë interesante të sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit.

Kujtojmë që ndeshja finale zhvillohet sot nga ora 22:00.