Euro 2024

Tifozi fatlum që hyri në fushë dhe u fotografua me Ronaldon

Një fëmijë ka vrapuar në fushë dhe ka bërë fotografi me Cristiano Ronaldon, gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së Kampionatit Evropian ndërmjet Turqisë dhe Portugalisë.

Ronaldo dukej i lumtur për këtë fotografi, i cili i kishte ikur sigurimit në minutën e 69-të në

“Westfalenstadion”, para se ta nxirrte telefonin për një “selfie”.

Tifozi i ri më pas u largua, ndërsa u duartrokit nga të pranishmit.