Tifozët sërish kundër Xhakës, e vërshëllejnë pas kartonit të kuq VIDEO

Granit Xhaka e ka lënë Arsenalin në lloç.

Mesfushori kosovar ka humbur kontrollin në minutën e 58-të duke e kapur për fyti futbollistin e Burnley.

Gjyqtari fillimisht e ndëshkoi me të verdhë, por pas rishikimit me anë të VAR-it, kartoni i verdh u largua për ta ndëshkuar direkt me të kuq.

Edhe më të dhimbshme këtë natë për Xhakën e bëri fakti se në ditën e rikthimit të tifozëve në stadium pas nëntë muajsh, ai mori sërish shumë vërshëllima, për faktin se e la në lloç Arsenalin dhe tani po humb 0-1 nga Burnley.