Tifozët serbë assesi të pajtohen me humbjen e madhe, djegin flamurin e Kosovës dhe fyerjnë malazezët (VIDEO)

Tifozët e klubit serb të Cërvena Zvezdës sot para ndeshjes më Partizanin në sallën “Pionir” të Beogradit i kanë fyer malazezët dhe më pas e kanë djegur edhe flamurin e Republikës së Kosovës.

Ditëve të kaluara ka shpërthyer një përplasje e ashpër ndërmjet malazezëve dhe serbëve pas vendimit të dy futbollistëve të C.Zvedës, Filip Stojkoviq dhe Mirko Ivaniq që mos të luajnë për Malin e Zi në ndeshjen kundër Kosovës, si dhe përzgjedhësi i shkarkuar Lubisha Tumbakoviq i cili për shkak të frikës për hakmarrje nuk e drejtoi ekipin, shkruan Ballkani.info.

Pas kësaj, ka pasur kërcënime dhe fyerje edhe në adresë të kryetarit të federatës malazeze të futbollit, Dejan Saviqeviq.

Ai është përplasur verbalisht edhe me drejtorin e klubit serb, Zvezdan Terziq.

Pak para fillimit të ndeshjes, “Delije”, tifozët e klubit serb, kanë shpalur edhe një mesazh kërcënues për malazezët:

“Do t’ju them juve nga inati, edhe më tej vazhdon të jetë Sparta serbe, ndodhet pranë detit, ai është Mali i Zi i yni”.

Më pas serbët e mllefosur e kanë djegur edhe flamurin e shtetit tonë. /Ballkani.info/