Bundesliga

Tifozët fitojnë “betejën” e tyre, në Gjermani tërhiqen nga fondet e huaja

Tifozët gjermanë fitojnë betejën në lidhje me investimet e huaja.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) kishte vendosur hapjen ndaj investitorëve të huaj në futbollin gjerman. Nismë që u kundërshtua në masë nga ultrasit.

Në shumë ndeshje tifozët e skuadrave nisën të hidhnin monedha në fushë, teksa nuk munguan as pankartat dhe mesazhet kundër. Dhe “lufta” e tyre është shpërblyer, pasi DFB është tërhequr.

Komiteti Ekzekutiv i Ligës Gjermane (DFL) vendosi njëzëri të mos vijojë negociatat për hyrjen e fondeve private, duke u dorëzuar përballë presionit të ultrasve.

“Duke marrë parasysh zhvillimet aktuale, një vazhdim i suksesshëm i këtij procesi nuk duket më i mundur”, u shpreh Hans-Joachim Watzke, zëdhënësi ekzekutiv i DFL. /Ballkani.info