Tifozët e Partizanit, “Grobari” kanë thërritur në kor: “Kosova është zemra e Serbisë”, në ndeshjen miqësore që e zhvilloi skuadra serbe në Austri ndaj skuadrës franceze, Bordeaux.
Tifozët serbë vazhdojnë ta përziejnë politikën me sport.
Në fakt, tifozët e Partizanit, të njohur si “Grobari” ishin prezentë në Austri në ndeshjen miqësore që e zhvilloi ekipi i tyre i zemrës me skuadrën Bordeaux.
Dhe, ndër thirrjet e tyre, u dëgjua edhe ajo: “Kosova është zemra e Serbisë” në gjuhën serbe.
Rreth 20 tifozë të ekipit bardh e zi ishin prezentë në tribuna, ndërsa pas lojës përfunduan edhe në fushën e blertë.







