Tifozët e Evertonit ‘falënderojnë’ shishen e Jordan Pickford që ua sigurojë mbijetesën në Ligën Premier

Tifozët e futbollit janë të bindur se shishja e ujit e Jordan Pickford është ajo që e shpëtoi Evertonin nga rënia prej Ligës Premier.

Toffees arritën të mbijetojnë në elitën e futbollit anglez me një fitore 1-0 ndaj Bournemouth të dielën falë golit nga Abdoulaye Doucoure.

Rezultati më pas bëri që Leicester dhe Leeds të zbresin në Championship.

Por, tifozët e Everton besojnë se një moment i rëndësishëm nga fillimi i këtij muaji konfirmoi fatin e klubit disa javë para ditës së fundit.

Më 1 maj, Toffees u përballën me Leicester në një përplasje të madhe për rënie në stadiumin King Power.

Rezultati përfundimtar ishte 2-2, por Pickford i pengoi Dhelprat të fitonin të tri pikët me një pritje të shkëlqyer nga penalltia.

Tifozët janë të bindur se shishja e ujit e Pickford është ajo që i shpëtoi Toffees nga rrëzimi

Dhe tifozët u vunë re shpejt se 29-vjeçari kishte përdorur shishen e tij të ujit – e cila kishte udhëzimet se nga mund të gjuajnë lojtarët e Leicesterit.

Një person shkroi në Twitter: “Faleminderit Zotit për shishen e ujit të Pickford!”.

Një tjetër shtoi: “Shishja e ujit e Jordan Pickford e rrëzoi Leicesterin”.

Leicester fitoi 2-1 ndaj West Hamit në ditën e fundit të sezonit, por rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për t’i larguar ata nga zona e rënies.