Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, u largua nga salla “Arena e Beogradit” pasi publiku në sallë e ofendoi kur ai hyri në sallë për të ndjekur ndeshjen e xhiros së 21-të të Euroligës mes Crvena Zvezdës dhe Fenerbahçes.

Një pjesë e tifozëve të Zvezdës fillimisht brohoritën me fyerje ndaj ambasadorit amerikan dhe më pas disa tifozë iu afruan atij dhe i kërkuan të largohej nga “Arena”.

Në atë moment në sallë dëgjoheshin thirrje nënçmuese ku përmendej emri i ambasadorit, Aleksandar Vuçiqit, si dhe britmat “Zvezda, Zvezda”.

pic.twitter.com/tIfIOrlPk3

— Ricardo Kaka (@rikardons) January 15, 2025