Zhgënjyese

Tifozët e Belgjikës vërshëllejnë lojtarët e tyre, De Bruyne “urdhëron” shokët të mos i duartrokasin

Belgjika e përfundoi grupin E në vendin e dytë në renditje, pavarësisht se shihej favoritja mes Rumanisë, Ukrainës dhe Sllovakisë.

Barazimi pa gola kundër Ukrainës i ka lënë të pakënaqur tifozët, të cilët ia kanë bërë të qartë pakënaqësinë e tyre edhe lojtarëve.

Në momentin kur këta të fundit shkuan të përshëndesnin tifozët e tyre, u përballën me vërshëllima. Në këto kushte, De Bryjni i ka kërkuar shokëve të skuadrës të largohen menjëherë në dhomën e zhveshjes, duke mos i përshëndetur kështu tifozët e tyre. /Ballkani.info