Tifozët e Atletico Madridit në kor “Griezmann vdis”

La Liga dhe Federata Spanjolle kanë paraqitur raportet në komisionin e qeverisë spanjolle kundër dhunës për brohoritjet gjatë ndeshjes të së dielës Atletico Madrid – Barcelona.

Ishte rikthimi i Antoine Griezmann në ‘Wanda Metropolitane’ dhe ai nuk u mirëprit aspak.

“Griezmann, vdis”, u brohorit në një pikë për rreth 20 sekonda nga tifozët në sektorin jugor dhe kjo i është raportuar komisionit qeveritar.

Sidoqoftë, u bë e qartë në raportin zyrtar të ligës se disa seksione të tjera të stadiumit shprehnin mospajtimin e tyre me një thirrje të tillë përmes fishkëllimave.

Hedhja e një ombrellë në fushë u raportua gjithashtu tek autoritetet.

Raportet kundër dhunës në fundjavë gjithashtu shënuan një gjest të vrazhdë të bërë në afërsi të Sergio Ramos nga Aleix Vidal gjatë ndeshje Alaves – Real Madrid të shtunën.