Edhe pse klubi i tyre i preferuar e humbi mundësinë ta përfundonte një kampanjë fantastike duke shkuar në finale, tifozët e Ajaxit qëndruan në stadium në fund të ndeshjes dhe e duartrokitën kundërshtarin e tyre, Tottenhamin.
Rrugëtimi i Ajaxit në këtë sezon të Ligës së Kampionëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Përkundër që futbolli në Evropë është i zhytur në transferime shumë të shtrenjta dhe paga të larta, klubi holandez e arriti gjysmëfinalen me lojtarë të rinj dhe të lirë.
Skuadra e Erik ten Hag e mposhti edhe Juventusin, edhe Real Madridin, në rrugëtimin e tyre prej katërshes së fundit të Ligës së Kampionëve, mirëpo mbrëmë ata u eliminuan nga Tottenhami në një tjetër natë magjike në Evropë.
Tifozët e Ajaxit u dhanë kundërshtarëve të tyre duartrokitje të gjatë dhe mjaft të zhurmshme, përkundër që sapo e kishin përjetuar një ndër momentet më tronditëse për klubin e tyre të preferuar.
This sport.
Glory, Glory, Tottenham Hotspur.
We can't do this anymore! 😂
There's no words for this.
A night no one will ever forget ❤️ pic.twitter.com/Rt2VYWiEag
— Football on TNT Sports (@footballontnt) May 8, 2019
Tani, Tottenhami do të takohet me Liverpoolin në finalen angleze të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”.







