Pas fjalëve të presidentit të Interit, Steven Zhang, edhe Curva Nord, tifozeria besnike zikaltër, i ka dedikuar një mesazh trajnerit Luciano Spalletti, i shkarkuar mëngjesin e sotëm nga klubi.

Në komunikatën e saj të shkurtër, Curva Nord shkruan:

“Faleminderit Mister Spalletti. Curva Nord falënderon trajnerin Spalletti për kohën te Interi. Rezultatet flasin për të në terma të seriozitetit dhe profesionalizmit. Me të, Interi është rikthyer në olimpin europian, ose e thënë ndryshe në dimensionin e duhur për mundësinë ekonomike dhe prestigjin që disponon klubi”.

“Curva Nord nuk ka qëndruar kurrë indiferente karshi toneve dhe demonstrimit të dashurisë. E quajmë Spallettin intepretues të elegancës dhe vlerave që duam të respektohen edhe nga ai që do t’i marrë vendin në të ardhmen. Paç fat Mister dhe faleminderit!!!”.