Baton Haxhiu

“T’i kërkojë falje publike Ramës”, çfarë ka thënë Albin Kurti për Gent Cakajn

Gazetari Baton Haxhiu tha sot në emisionin “Top Talk” se Albin Kurti, kandidat për kryeministër në Kosovë, duhet t’i kërkojë falje kryeministrit Edi Rama për sulmet dhe fyerjet që ka bërë ndaj ministrave të Shqipërisë, veçanërisht ndaj Gent Cakajt, ministër i Jashtëm në detyrë.

“Marrëdhëniet midis dy kryeministrave nuk do duhet të kishin hatërmbetje, por zoti Kurti duhet të kërkojë falje për linçimin publik që i ka bërë ekipit të zotit Rama, sidomos të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj. Linçimin e pashembullt të një politikani që më ka lënë shije të keqe jo vetëm në marrëdhëniet njerëzore, por edhe politike”, u shpreh Haxhiu.

Por çfarë ka thënë Kurti për Cakajn?

Më 4 shkurt të këtij viti, pas një takimi që zhvilloi me studentët në Tiranë, Albin Kurti u shpreh: “Gent Cakaj shpërtheu si rrena. Besoj që edhe në Republikën e Kosovës edhe në Shqipëri ka pa numër njerëz më cilësorë, më të përgatitur, më të ditur dhe më patriotë që të jenë në krye të politikës së jashtme të Shqipërisë”.

Kurti e ka quajtur edhe herë të tjera Cakajn si “njeri të Baton Haxhiut”.

loading…