Ti Fatmir e unë Fatmir – ish -presidenti Sejdiu zbulon talentin për poezi me vargjet për nipin

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka zbuluar talentin e tij për poezi, teksa i ka kushtuar disa vargje nipit të tij të vogël me rastin e ditëlindjes.

Në këtë poezi ish-presidenti ka zbuluar se nipi e ka trashëguar emrin e tij, Fatmir.

Ndërkohë vetë Sejdiu ka treguar se ka 68 vjet.

Poezia e Sejdiut kushtuar nipit të tij të vogël, Fatmirit:

Për Fatmirin në Ditëlindjen e Parë

Ti një vjet unë gjashtëdhjetëetetë,

Të njejtën datë kemi ardhë në këtë jetë,

Unë në kohë të rënda – në robëri,

Ti në ditë gëzimesh – në Liri

Ti Fatmir e unë Fatmir,

Ec e shtyhemi cili më i mirë,

Që në fillim unë e humb këtë garë,

Kohë e yte tash ka ardhë.

Shumë ditëlindje vijnë e shkojnë,

Shtatin tënd do ta burrnojnë,

Mendje kthjelltë e plot gjallëri,

Kështu të don gjyshi ty!

Paq shumë gëzime Nipi im,

U rritsh pa brenga, burrë e trim,

Këso vargjesh gjithmonë rradhita,

Me dashni gjyshi për mbesa e nipa !

Prishtinë 23 Tetor 2019

loading…