‘Ti do të jesh yll në çdo aventurë’: Ish-ambasadorja Jacobson fjalë të mëdha për Vlora Çitakun

Ish ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka thënë fjalë të mëdha për amabasadoren e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakun, e cila pas vendimit të Ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca për shkarkimin e saj njoftuar se do të largohet nga kjo detyrë.

Tracey Ann Jacobson ka vlerësuar lartë kontributin dhe punën e Vlora Çitakut, e sipas saj Çitaku do të tregojë sukses në secilin angazhim të radhës që do ta ketë.

“Ti do të jesh një “yll roku” në cilëndo aventurë. Të uroj të gjitha të mirat”, ka shkruar Jacobson.

Kujtojmë, që Çitaku dje përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se do ta respektoj kërkesën e MPJ’së për tërheqje e saj nga pozita e ambasadores, teksa tha se një vendim të tillë po e merr për shkak se e ndjen faktin që është e padëshiruar.