Thyhet vetura në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pronari kërkon vetëm patentë shoferin

Një veturë është thyer sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Përpos dëmeve materiale që ka pësuar pronari nga thyerja e veturës, atij i janë vjedhur edhe gjërat që kishte brenda saj.

Përmes një grupi në rrjetin social Facebook, ai ka kërkuar që personi i cili bëri këtë thyerje ‘të bëhet burrë’ dhe t’i kthejë së paku patentë shoferin ose ta lë atë kudo që të mundet vetëm që ai ta marrë.

“Lajmro naj admin ose najkon e bile qat leje te kerrit bonu pak burr e kthe ose le te najkush tme lajmron se per tjerat spo ma nin as spo du me dit kush je bile”, shkroi ai.