Thuhet se kuron Covid-19 me “ilaçin magjik”, Macron në takim sekret me mjekun e çmendur

Mjeku virolog nga Marseja, Didier Raoult, ka pushtuar sot gjithë gazetat, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka fluturuar nga Parisi drejt qëndrës së tij universitare spitalore,  për t’u konsultuar para një fjalimi që do të mbajë përpara popullit të vet të hënën.

Raoult është bërë i njohur në të gjithë botën si promovues i ilaçeve kundër malaries, chloroquine dhe hydroxychloroquine, të kombinuara me një antibiotik si Aztromicina,  si një trajtim kundër Covid-19.

Në Francë, rreth 450,000 persona kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që medikamenti të përdoret më gjerësisht dhe jo vetëm në rastet tepër të rënda siç ka udhëzuar qeveria. Presidenti Donald Trump i ka përmendur rregullisht gjithashtu kurëat e tij. Sidoqoftë, Agjensia Evropiane e Barnave ka paralajmëruar për efekte anësore të mundshme serioze dhe tha që ato duhet të përdoren vetëm në rastet e “urgjencës”, raporton BBC.

Ndaj mediat e quajnë befasi faktin që Presidenti Emmanuel Macron udhëtoi në jug në spitalin e specialistit të sëmundjeve infektive, Prof Raoult, në Marsejë për tre orë e gjysmë bisedime pa praninë e asnjë media.

Në mjediset qeveritare franceze pranë presidentit Macron, profesorin virolog e etiketojnë si “I çmenduri që nuk ndalet”. Por ai nuk është aspak i tillë. Prof Raoult është anëtar i këshillit shkencor të Francës të krijuar për betejën me Covid -19. Pas shumë hezitimesh ministri shëndetsisë në Paris, Olivier Veran urdhëroi testimin e kurës së tij mbi 800 pacientë francezë (3200 në të gjithë botën) e cila pas 15 ditësh pritet të japë rezultatet e para. “Ai është një mjek tejet kontrovers, ai ka mohuar edhe efektet e ngrohjes globale, por nga ana tjetër ai është një studiues gjenial” e përshkruan atë një ministër. Por në dikasterin francez të shëndetësisë, thonë prerë se “për të siguruar shëndetin e popullatës ka rregulla dhe duhen zbatuar me çdo kusht protokollet”.

Presidenti Macron dëshironte të bisedonte me shumë zëra para se të jepte mesazhin televiziv të së hënës pohuan zyrtarët pranë tij tij. Kështu që për kundërshtarët e shumtë të Raoult ky takim nuk do të thotë asnjë lloj “njohjeje” të metodave që ai përdor.

Ndërkohë, Didier Raoult ka paraqitur studimin e tij për 1,061 persona të trajtuar me hidroksilklorinë, duke pretenduar një normë suksesi prej 91.7%, me një “rezultat të dobët” për 46 pacientë. Sidoqoftë, disa shkencëtarë francezë tashmë e kanë përshkruar studimin me shumë mungesa dhe pëedorimin e kurës së tij me shumë efekte anësore. Lapsi.al