Mesfushori i Ballkanit

Thuajse e kryer, Qëndrim Zyba pritet t’i bashkohet Osijekut

Mesfushori i Ballkanit Qëndrim Zyba pritet që në afatin kalimtar dimëror t’i bashkohet skuadrës së madhe kroate Osijek.

Kosovari ka shkëlqyer te Ballkani këtë sezon, duke bërë paraqitje fantastike edhe me fanellën “Dardane”, kësisoj si pasojë është në vëmendjen e Osijek.

Mediumi kroat “Germanijak” raporton se Zyba ka pranuar t’i bashkohet Osijekit dhe e tëra që ka mbetur është që dy klubet të arrijnë marrëveshje.

Raporti shton se Ballkani nuk do të kërkojë ndonjë vlerë shumë të lartë, pra më saktësisht klubi kroat mund ta paguajë lehtësisht në dimër.

Ndër të tjera, Zyba ka fituar vëmendjen e gjigantit kroat pas paraqitjeve të shkëlqyera ndaj Dinamo Zagrebit, ku dhuroi një asistim fantastik në fitoren 2:0 në Prishtinë.

Kosovari që vlen gjysmë milioni euro në “Transfermarkt”, mund të luajë në dy pozita të ndryshme në mesfushë derisa këtë edicion ka zhvilluar 25 paraqitje, përfshirë katër me Kosovën.

Kjo padyshim do të jetë një lëvizje e madhe për Zybën, që shihet si nder talentët më të ardhme të ndritshme.

BONUS VIDEO: Shihni çfarë bën Jeep-i në borë, në bjeshkët e Suharekës