France Football

Thiago Silva shpallet futbollisti më i mirë i huaj në Francë

Thiago Silva shpallet futbollisti më i mirë i huaj në Francë

Mbrojtësi brazilian ka lënë prapa bashkëkombësin e tij Neymar.

Kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva, është votuar lojtari më i mirë i huaj në Ligue1 për vitin 2018-, nga revista France Football.
34-vjeçari është shpallur i huaji më i mirë në Francë, duke zbritur nga ky “fron” Edinson Cavani. Uruguaiani, sulmuesi i PSG, triumfoi në këtë kategori në vitet 2016 dhe 2017.

Sulmuesi i Atletico Madrid, francezi Antoine Griezmann, fitoi një çmim të çuditshëm, “çmimin portokalli”, i cili njeh marrëdhëniet e mira me shtypin. Silva është pjesë e PSG që nga viti 2012, ku u transferua nga skuadra e Milanit.