Thiago Alcantara e humb përballjen me Dortmundin

Bayerni ka njoftuar se Thiago Alcantara ka tërhequr ligamentin e kyçit të këmbës së djathtë, ndërsa do të mbetet jashtë fushave për disa javë, ka konfirmuar klubi bavarez.

Mesfushori spanjoll u lëndua mbrëmë në përballjen me klubin nga kategoria e katërt të futbollit gjerman, Rodinghausen në Kupën e Gjermanisë, teksa do të mungojë në “Der Klassiker” kundër Borussia Dortmundit me 10 nëntor.

“Thiago do të jetë jashtë fushave për disa javë. Futbollisti ka tërhequr ligamentin e këmbës së djathtë”, shkruhet në njoftimin e Bayernit.

Alcantara mbeti jashtë fushave për tre muaj edhe gjatë sezonit të kaluar pasi që pësoi një lëndim në kofshë, teksa i është bashkuar Tolissos dhe Comanit në listën e futbollistëve që do të mungojnë për një kohë të gjatë te Bayerni.