Theu rekord në bashkëpunim me Dhurata Dorën, vdesin pesë persona në koncertin e Soolking

Reperi Soolking është tepër i njohur në tregun muzikor ndërkombëtar. Ai mori pëlqimin e publikut shqiptar pas bashkëpunimit me shqiptaren Dhurata Dora.

Gjatë një koncerti të mbajtur në shtetin algjerian ka ndodhur një tragjedi, e cila ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

Të paktën pesë persona kanë vdekur gjatë një rrëmuje në koncertin e reperit algjerian.

Mijëra persona shkuan në stadium për të ndjekur performancën e reperit Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking, kur një turmë e madhe njerëzish kanë rënë nga njëra prej hyrjeve.

Sipas mediave lokale, 20 persona kanë përfunduar në spital. Ende nuk ka detaje të tjera rreth incidentit, por thuhet se nga pesë viktimat, ishin tre burra dhe dy gra.

Dueti i tyre “Zemër” ka thyer të gjitha rekordet pasi numëron plot 246 milionë klikime në Youtube.

loading…