Therrje me thikë në Podujevë, policia jep detaje!

Sot rreth orës 12:00, Policia e Kosovës ka marrë informacion se në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë, ka ndodhur një përleshje fizike ku janë përfshirë disa persona.

Zëdhënësja e PK-së për komunën e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, njëri prej tyre dyshohet të ketë marrë lëndime nga një mjet i mrehtë(thikë).

Personat e lënduar të përfshirë në këtë rast aktualisht janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me personat në fjalë dhe rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka deklaruar ajo.