Therje me thikë në një shkollë në Gjilan, mbet i vdekur një person

Një person ka mbetur i vdekur në një shkollë në Gjilan, pas një përleshje me thikë që ka ndodhur ditën e sotme.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi për Telegrafin se tashmë kanë arrestuar një person të dyshuar.

“Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast ‘Therrje me thikë’. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë”, tha ai.

Tutje, Hashani pohoi se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë quar në këtë rast të rëndë”, deklaroi ai

Hashani bëri të ditur se Hetimet rreth këtij rasti të rëndë jan duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit.