Theret thikë 17-vjeçari shqiptar në Itali, tentuan ta grabisnin

Një djalë 17-vjeçar shqiptar është goditur me thikë në Firence të Italisë dy ditë më parë teksa dy të panjohur tentuan ta vidhnin.

I riu shqiptar u bllokua mes një ndalese tramvaji ku ai zbriti. Të dy autorët e goditën me thikë fillimisht në këmbë, pastaj në gjoks për t’i marrë portofolin dhe sende të tjera personale.

17-vjeçari i gjakosur ka arritur të telefonojë ambulancë të cilët më pas është shoqëruar në urgjencën e spitalit Careggi.

U njoftua edhe policia, e cila me ndihmën e një përkthyesi kishte shpjeguar ngjarjen. Djali flet vetëm shqip dhe për këtë arsye ishte e vështirë të rindërtoheshin faktet dhe të identifikohej pika e sulmit.

Ndërkohë policia italiane vazhdon hetimet.