Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Një person në Prishtinë është therur me thikë, me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi që është therur ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Rr. Fehmi Agani, Prishtinë 16.06.2023 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.