Prizren

​Theren dy persona në Prizren, dërgohen në QKUK për mjekim

Në orët e vona të së hënës, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se janë therur me thikë nga një i dyshuar.

Policia e Kosovës njoftoi se viktimat janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 12.02.2024 – 23:20. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi që dyshohet se janë therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës

VIDEO BONUS: A është ky Dubai apo Prishtina? Politikani kosovar sjell pamje të rralla të vërshimeve atje