Latif Latifi, themelues i Vetëvendosjes në Mitrovicë dhe ish- asamblist i kësaj partie e ka kritikuar këtë parti pas zgjedhjeve të fundit të brendshme, u sekretar për çështje organizative u zgjodh milioneri, Alim Rama.
“Kush din mem tregu cili është kontributi i sekretarit organizativ të VV-së të sapo zgjedhur, kontributi si aktivist vullnetar e jo e pagë.”, ka pyetur ai.
Sipas tij VV po rrëshqet drejt një partie të modernizuar duke i eliminuara ata që e sollën në pushtet, e dule o zëvendësuar me njerëz të panjohur e milionerë.
Ai ka hedhur dyshime se Rama e ka blerë postin.
“A thuni se e ka ble postin more? Pare kish boll”, ka shkruar Latifi.
“Inshalla VV-sa e 2010 nuk takohen me VV-në e tanishme se kërrsh Zoti ka me i ba.”, ka shkruar ai.
Latifi shprehet i sigurtë se në parti ka shumë njerëz që mendojnë njëjtë sikur ai.
Ai ka thënë se për politika të mira do të jetë mbështetës, kurse për gjithçka jashtë premtimeve d9o t’ gjykojë aq sa mundet. /Demokracia.com/








