Është rritur sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vëtëm në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 2 mijë e 502 persona, sipas të dhenave të Johns Hopkins University raporton ballkani.info

Vihet re një shifër në rritje në raport më një ditë më parë kur gjetën vdekjen 2 mijë e 200 të prekur nga Covid-19.

Me këto shifra shkon në 61 mijë e 669 numri total i viktimave qysh nga nisja e pandemisë.

Nga ana e tij Presidenti amerikan Donald Trump shpreh bindjen se “Pasja e vaksinës është diçka e madhë, por do të arrijmë në normalitet në çdo rast. Natyrisht duhet të prësim që virusi të ikë dhë do të ikë”, tha ai. /Ballkani.info/