Thellohet misteri: Suedia gjen një rrjedhë të re në tubacionin e gazit rus Nord Stream

Suedia ka gjetur një rrjedhje të re në një tubacion të madh nënujor që transporton gaz natyror rus në BE, duke e bërë atë të katërtin e zbuluar këtë javë.

Danimarka dhe Suedia raportuan më herët rrjedhje gazi në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, duke paralajmëruar autoritetet për mundësinë e një sulmi të qëllimshëm.

BE tha se rrjedhjet ishin shkaktuar nga sabotimi. Rusia hodhi poshtë spekulimet se kishte sulmuar tubacionet e veta si “të parashikueshme dhe trashanike”.

Roja bregdetare suedeze tha se ata kishin gjetur rrjedhjen e katërt në Nord Stream 2, shumë afër një rrjedhjeje më të madhe të gjetur më parë në Nord Stream 1.

BE-ja akuzoi më parë Rusinë për përdorimin e furnizimeve me gaz si armë kundër Perëndimit për mbështetjen e saj për Ukrainën.