‘The Special One” i Superligës, pas barazimit me Prishtinën, vetëshpallet Mbret! FOTO

Ismet Munishi dhe Ballkani arritën që të fitojnë nje pikë të artë në stadiumin “Fadil Vokrri”, përballë një Prishtine shumë më kërkuese.

Ai në një intervistë pas takimit tha se “Baba” ua mori një pikë në mes të kryeqytetit, shkruan Ballkani.info.

Por vetëvlersimin Munishi nuk e ndali këtu, ai në profilin e tij në Facebook, ka vendosur një fotografi të montuar, fytyra e tij nën kurorën mbretërore. Duke bërë me dije kështu se ai mban epitetin e Mbretit në Superligën kosovare./Ballkani.info/