“The Simpsons” parashikuan vdekjen e George Floyd?

Qarkulluan thashetheme se “The Simpsons”se parashikuan rastin e vrasjes së afro-amerikanit.

Në rrjete sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi ku supozohet se “The Simpsons” parashikoi vdekjen e George Floyd.

Geoge Floyd është afro-amerikani që u vra në Minneapolis, ndërsa rasti i tij nxiti protesta mbarëkombëtare.

Fotografitë që po qarkullojnë në rrjete sociale, tregojnë ‘parashikimet’ që i bëri “The Simpson”  në vitet 1990.

Në imazhe shihet polici teksa kishte vendosur gjurin në njeriun me ngjyrë, ndërsa Lisa Simpson qëndron afër duke mbajtur pankartën me mbishkrimin “Drejtësi për George”.

Yuri Pomo që ndau këto imazhe në Instagram më 30 maj, pesë ditë pas vdekjes së Floyd. Ndërsa, një tjetër foto tregon se si po digjej ndërtesa në Minneapolis.

Pomo ka sqaruar se këto fotografi i ka krijuar vet, për ta ilustruar ngjarjen duke përdorur “The Simpsons”, të cilët kanë parashikuar shumë ngjarje tjera. 

https://www.instagram.com/p/CA0d6vKgGYS/?utm_source=ig_embed