‘The Simpsons’ godasin sërish: Si e parashikuan veshjen e Kamala Harris, fraza për Trump bëhet virale

A e parashikon seriali i animuar “The Simpsons” të ardhmen? Kjo është pyetja që shtrohet prej vitesh në internet dhe risillet në vëmendje herë pas here, për shkak të përkimeve të ndryshme me ngjarjet që ndodhin në botë.

Së fundmi, përdoruesit në mediat sociale, vunë në dukje ngjashmërinë e veshjes së zëvendëspresidentës Kamala Harris gjatë inaugurimit të Biden dhe veshjes së Lisa Simpson në një episod të vitit 2000.

Në episod, Lisa mbante veshur një xhaketë ngjyrë vjollcë dhe perla, ashtu sikurse dhe Harris, e cila vjen në këtë detyrë menjëherë pas presidencës së Donald Trump.

Në episodin “Bart to the Future”, Lisa thotë po ashtu thotë frazën virale, “siç e dini, ne kemi trashëguar një krizë buxhetore nga Presidenti Trump”.ImageImageImage