The Guardian e citon Biden: Pandemia ka marrë fund edhe pse ka probleme ende me COVID-19

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se “pandemia ka mbaruar” këtë e ka thënë në një intervistë të transmetuar të dielën, megjithëse ai pranoi se “ne kemi ende një problem me Covid”, pasi SHBA vazhdon të përballet me infeksionet e COVID-19 që vrasin qindra amerikanë në ditë.

Presidenti i tha CBS 60 Minutes: “Ne kemi ende një problem me Covid. Ne jemi ende duke bërë shumë punë për të. Por pandemia ka marrë fund. Nëse vini re, askush nuk mban maska. Të gjithë duket se janë në formë mjaft të mirë. Dhe kështu mendoj se po ndryshon”, raporton the Guardian, transmeton Express.

Javën e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se fundi i pandemisë ishte “në dukje”, pasi zbuloi se vdekjet javore ishin në nivelin më të ulët që nga marsi 2020.

Pandemia COVID-19 ka shpërthyer në fund të vitit 2019 në Kinë.

Më pas është shpërndarë në gjithë botën, duke shkaktuar miliona viktima.