Thaqi i bashkohet Ballkanit

Qendërmbrojtësi Astrit Thaqi është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanit. Ekipi nga Suhareka, e ka prezantuar të hënën Thaqin, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare me skuadrën e re. Thaqi 28-vjeçar, edicionin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Feronikelit.

“Mbrojtësi 28-vjeçar, njohës mjaft i mirë i kampionatit tonë, vjen si një vlerë e shtuar për 2 sezone në ekipin tonë, drejt objektivave që kemi! Thaqi ka luajtur për shumë vite në kampionatin tonë, duke qenë pjesë e Ramiz Sadikut dhe Feronikelit për shumë vite, ndërsa në dy sezonet e ardhshme do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit në “Facebook”.