Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett është takuar sot me krerët shtetëror.
Pas takimit me Veselin, Thaçin e Haradinajn, ambasadori amerikan ka dalur nga objekti i presidencës, ndërsa të tjerët kanë vazhduar takimin pa ambasadorin.
Ende nuk dihen detajet e takimit me ambasadorin amerikan, përcjell Ballkani.info.
Kujtojmë se ambasadori kishte bërë thirrje tash e disa javë për pezullim ose heqje të taksës ndaj Serbisë, për të normalizuar marrëdhëniet. /Ballkani.info







