Thaçi uron Kadaren për çmimin Neustadt

“Urime për të dashurin tonë Ismail Kadare.”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar shkrimtarin e madh Ismail Kadare për çmimin Neustadt që iu nda sot.

“Urime për të dashurin tonë Ismail Kadare. Puna e tij ka frymëzuar një komb të tërë por që gjurmët e porosisë së tij për njerëzimin janë globale”, ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Krenohemi me të”.

loading…