Thaçi: Togu ceremonial i FSK-së, nderi i Republikës së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lavdëruar togun Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar disa fotografi të këtij togu, duke shkruar se ky tog është nderi i Republikës së Kosovës.

“Nderi i Republikës, Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.