Thaçi takon Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova është e bekuar me besimin dhe partneritetin e ShBA-së

Presidenti i vendit është duke vazhduar qëndrimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Para pak minutave, Thaçi është pritur në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Thaçi tha se takimi ishte i shkëlqyeshëm dhe në përputhje të plotë për rrugën përpara.

“ShBA dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe ne jemi duke i thelluar ato. Faleminderit sekretar Pompeo për angazhimin e juaj për të mbështetur integrimin e plotë të Kosovës në familjet Euro-Atlantike”, tha Thaçi.

Tutje presidenti shtoi se Kosova është e bekuar me besimin dhe partneritetin e Amerikës.