Thaçi takon ambasadorët e QUINT’it: Respektimi i institucioneve të pavarura, veçanërisht Gjykata Kushtetuese, jetike për demokracinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT’it në Kosovë.

Siç bën të ditur vetë Thaçi përmes një postimi në Twitter, në këtë takim është diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19, si dhe forcimin e institucioneve demokratike.

“Takim i mirë me ambasadorët e Quint dhe përfaqësuesen speciale të BE-së, për të diskutuar rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe forcimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar Thaçi.

Madje, ai tutje ka përmendur edhe respektimin e institucioneve të pavarura, veçanërisht të Gjykatës Kushtetute, që sipas Thaçit është jetike për demokracinë.

“Respektimi i institucioneve të pavarura, veçanërisht Gjykata Kushtetuese, është jetike për demokracinë”, thuhet në