Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar edhe me presidentin rus Vladimir Putin në Paris të Francës.

Thaçi me Putinin kanë diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin presidenti rus citohet t’i ketë thënë se “nëse se ju arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje”, transmeton Ballkani.info.

“Në Paris e takova Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Jemi fokusuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjore dhe obliguese. Lidhur me këtë çështje, presidenti Putin ishte i qartë. “Nëse ju (Kosovë –Serbi) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje” – ka shkruar Thaçi në Twitter.