Këngëtarja

Thaçi: Që nga tash, vajzat dhe djemtë tanë me krenari do ta mbrojnë Kosovën

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot ka vizituar ushtarët në kazermën “Adem Jashari”.

Ai tha se që nga ky muaj, vajzat dhe djemtë tanë me dinjitet e krenari do ta mbrojnë Kosovën.

Ai ka theksuar se procesi për transformimin e e FSK-së në ushtri ka qenë mjaftë i gjatë dhe i mundimshëm por gjithmonë drejtë qëllimit të qartë.

Ja statusi i plotë:
Si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në prag të transformimit në ushtri të rregullt, i vizitova ushtarët në kazermën “Adem Jashari”.
Rrugëtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës simbolizon ecjen dhe zhvillimin e shtetit tonë. Një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në vendin tonë.
Për qytetarët dhe institucionet, Forca e Sigurisë de fakto ka qenë gjithmonë Ushtria e Kosovës.
Por, nga ky muaj, me mandatin e ri, vajzat dhe djemtë tanë, me dinjitet e krenari edhe do ta mbrojnë Republikën e Kosovës, duke kontribuar gjithnjë në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe më gjerë.
Sot, nesër dhe përgjithmonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ushtarët tanë, i tërë populli ynë do t’i shikojë me respekt, me nderim dhe krenari. HTH