Thaçi publikon fotografi nga pritja që i bëri Erdogani në Stamboll

Sot në Stamboll është hapur aeroporti i ri, për të cilin Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka përgaditur një hapje solemne.

Zona ku është hapur aeroporti i ri i Stambollit quhet “Arnavutkoy”, që në shqip do të thotë “Fshati i shqiptarëve”, e në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi ka shkruar në Facebook se në emër të qytetarëve të Kosovës ka uruar Erdoganin edhe për ditën e Republikës së Turqisë.

“Me liderë shtetesh në përurimin e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili pritet të shndërrohet në aeroportin më të madh në botë. Në emër të qytetarëve të Kosovës, presidentin Erdoğan e urova edhe për Ditën e Republikës së Turqisë”, ka shkruar Thaçi.