Kanë kaluar tashmë gati 4 orë që nga takimi që Albin Kurti zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

I parë si takim historik, ai zgjati vetëm 5 minuta dhe më shumë interesim nga publiku.
Pak minuta pas takimit, Kurti foli para mediave e presidenti Thaçi zgjodhi ta postojë një forografi me Kurtin në faqen e tij në Facebook.

Por një veprim të tillë nuk e ka bërë Kurti. Ai nuk ka postuar asgjë nga takimi me Thaçin, rivalin e madh të tij.

Të dytë tash kanë hyrë në debatin e radhës. Thaçi i dha 48 orë afat VV-së që ta propozojë mandatarin.

VV po thotë se Thaçi s’ka të drejtë të caktojë afate./Ballkani.info/