Thaçi pret Dakën e KQZ-së: Besoj se zgjedhjet do të jenë të lira
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën.
Thaçi përmes Facebook-ut ka shkruar se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira dhe fer.
“Me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka biseduam për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor dhe shprehëm besimin se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira, fer dhe gjithëpërfshirëse”
Ai ka falënderuar Dakën për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve.
“Falënderova kryetaren Daka dhe KQZ-në për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve me bindjen se edhe kësaj here qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre”, ka shkruar Thaçi.