Presidenti

Thaçi për deklaratat e Haradinajt rreth kufijve: Ne po pretendojmë të zgjerohemi

Pas takimit të ftuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ku morrën pjesë ambasadorët e QUINT-it, delegacioni shtetëror për dialogun Kosovë- Serbi dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pjesëmarrësit kanë mbajtur konferencë për media.

Kryeministri Haradinaj ka thënë pas takimit se Kosova ka nevojë për unitet të qëndrimeve politika dhe se Kosova duhet të arrijë një marrëveshje që është në përputhje të plotë me vullnetin politik të Kosovës, të shprehur me 17 shkurt 2008.

Në këtë rast Haradinaj ka potencuar se kufijtë të përcaktuar me kushtetutë nuk do të preken, gjë kjo që e kishte thënë edhe më herët dhe vazhdon ta mbrojë këtë qëndrim, transmeton Ballkani.info.

Por ndryshe është deklaruar presidenti Thaçi.

Në një konferencë për media të mbajtur pas takimit të sotëm, Thaçi është pyetur rreth deklaratave të Haradinajt, se a do të preken kufijtë me marrëveshjen përfundimtare të arritur me Serbinë.

Thaçi nuk ka mbështetur idenë e Haradinajt, duke thënë se po shpresojnë të zgjerohen ende duke i bashkangjitur Kosovës edhe luginën e Preshevës.

“Kosova zotohet për arritje të marrëveshjes, marrëveshje kjo e balancuar dhe gjithëpërfshirëse. Kosova në marrëveshjen finale do të fitojë njohje nga Serbia. Ne pretendojmë që të shkojmë edhe më larg se sa jemi, t’i bashkangjesim Kosovës edhe luginën e Preshevës” ka thënë Thaçi, raporton Ballkani.info.