Thaçi paralajmëron: Nuk ka pajtim me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e tubimit kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë ka thënë se ndjehet mirë që më në fund Kuvendi i Kosovës ka vendosur në mënyrë të bahkuar të lëvizin drejt nxjerrjes së një rezolute kundër krimeve serbe të kryera në Kosovë.

Sikurse edhe në tubimet tjera, Thaçi nuk ka lënë pa përmendur edhe dhunën, krimin e gjenocidin që shteti i Serbisë i ka bërë ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.“Gra, fëmijë e pleq, u vranë në rrethana që i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, oborret e tyre, trojet e tyre, dhe dhunshëm ngarkuar në rimorkio për t’i zënë rob për t’i bllokuar deri në momentin e asaj që ndodhi”.

”Edhe kjo masakër dhe martirët e Korishës janë direkt viktima të gjenocidit të spastrimit etnik nga ana e shtetit të Serbisë”. “Ndjehem mirë që më në fund Kuvendi i Republikës Kosvës ka vendosur që të gjithë të bashkaur, që të lëvizin me nxjerrjen e një rezolute dhe dokumenteve tjera pasuese që qartë e tregon gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë dhe kërkon nga të gjitha instancat ndërkombëtare që në fund të vihet drejtësia”, tha ai.