Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpos takimit me këshilltarin e presidentit amerikan, është takuar edhe me presidenten e “Heritage Foundation”, Kay Coles James dhe disa nga bashkëpuntorët e saj.
“Heritage Foundation” apo në shqip “Fondacioni trashëgimor”, është një fondacion konzervativ i djathtë amerikan i cili është i vendosur në Uashington. Ata ishin liderë për herë të parë gjatë presidencës së Ronald Regan.
Presidenti Thaçi ka theksuar se i është mirënjohës fondacionit për mbështetjen në procesin e themelimit të ushtrisë dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, përcjell Ballkani.info.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoj me presidenten e “Heritage Foundation”, Kay Coles James dhe bashkëpunëtorët e saj. Si një prej fondacioneve më prestigjioze në Amerikë dhe në nivel botëror, për ne është e rëndësishme mbështetja që ofron dhe ekspertiza profesionale për proceset aktuale të vendit tonë. Jam shumë mirënjohës që kërkesa ime për mbështetje konkrete për procesin e themelimit të ushtrisë dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, hasi në mirëkuptim të plotë. Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e pazëvendësueshme dhe ne jemi përgjithmonë mirënjohës.







