Thaçi: Kryeministri i shkarkuar kishte marrëveshje sekrete me Listën Serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për ‘Syri Tv’ ka folur për Listën Serbe dhe përfshirjen e saj në qeverisje në Kosovë.

Në këtë intervistë, presidenti Thaçi ka thënë se kryeministri Kurti kishte një marrëveshje sekrete me Listën Serbe.

“Sa i përket përfaqësuesve të komunitetit serb, të gjithë kanë qeverisur me ta. Për dallim nga herave të tjera, kryeministri i shkarkuar ka pasur një marrëveshje sekrete me ta. Kosova ka raste dhe ka dëshmuar se autoriteti i qytetarëve është në vullnetin e përfaqësuesve të zgjedhur”, ka deklaruar Thaçi.

Ai po ashtu ka mohuar se ka ndikim në partitë politike në Kosovë.

“Nuk ka ndikim të presidentit as te kjo e as te ajo parti. Jam krenar që kam qenë kryetar i PDK-së, partisë më të suksesshme në Kosovë dhe detyra e presidentit është respektimi i Kushtetutës”, ka thënë Thaçi.