Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në Tëitter, ka shkruar se Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi.
“Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE’ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, ka shkruar Thaçi, raporton Ballkani.info.
Kjo kritikë e Thaçit vije pasi që BE-ja ka paralajmëruar emërimin e Mirosllav Lajçakut si emisar në dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçak, ish ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, shtet ky që nuk e ka njohur Kosovën, shihet si jo kredibil për ta kryer këtë funksion. /Ballkani.info/







